Rritja strategjike e biznesit tuaj është qëllimi dhe objektivi ynë
Çoni Biznesin Tuaj
nga Miri në Shkëlqyeshëm
Ne jemi të përkushtuar për të ofruar cilësinë më të lartë të zbatimit të projekteve, menaxhimit dhe shërbimeve konsulente të bazuara në performancë për kompanitë private dhe publike, organizatat qeveritare dhe joqeveritare.
Çfarë Ofrojmë
Shërbimet Tona Kryesore
Ne ofrojmë zgjidhje gjithëpërfshirëse biznesi të përshtatura për nevojat tuaja
Menaxhimi dhe Konsulenca APRON është po aq e vjetër sa koncepti ynë i shërbimit dhe si e tillë përfaqëson vlerën tonë kryesore.
- Hulumtimi dhe Analiza e të Dhënave
- Zhvillimi i Biznesit
- Zbatimi i Projekteve
Pa IT-në e nevojshme jo vetëm të bësh biznes por e gjithë jeta ka ardhur në një fazë të mundësisë së paimagjinueshme.
- Zhvillimi i Softuerit
- Sistemet e Menaxhimit të Operacioneve
- Mbështetje IT dhe Menaxhimi i Performancës
APRON Group është fokusuar në fushat e zhvillimit profesional duke synuar të zgjerojë kurrikulën e trajnimeve për të pasqyruar nevojat e partnerëve tanë.
- Menaxhimi dhe Lidershipi
- Zhvillimi dhe Zbatimi i Projekteve
- Monitorimi dhe Vlerësimi
Rreth Apron Group
Rritja strategjike e biznesit tuaj është qëllimi dhe objektivi ynë
APRON Group është një kompani e zhvillimit teknik, këshilluese biznesi dhe menaxhimi dhe një lider rajonal në konsulencë të përgjithshme dhe strategjike dhe zhvillim profesional.
Ne specializohemi në sistemet e menaxhimit të performancës, monitorim dhe vlerësim, si dhe zhvillim strategjik të biznesit dhe planifikim duke përdorur metoda të njohura dhe të suksesshme.
Ne përfaqësojmë:
- Përkushtim dhe efikasitet i orientuar drejt rezultateve në ndihmën e klientëve tanë për të arritur shpejt rezultatet e dëshiruara
- Përpjekje për shkëlqim në një arenë multidimensionale dhe ndërkombëtare të shërbimeve të biznesit
- Një partner i besueshëm për arritjen e interesave tuaja më të mira në kohë të caktuara dhe kosto të pranueshme
- Njohuri lokale dhe rajonale me perspektivë të gjerë ndërkombëtare
Të punosh me ne do të thotë sukses për ju!
Bëhuni partner me APRON Group dhe transformoni sfidat e biznesit tuaj në histori suksesi. Le t'ju ndihmojmë të arrini qëllimet tuaja.
Bëhuni KlientPse të Na Zgjidhni
Përparësitë në Punën Me Ne
Ne sjellim ekspertizë, fleksibilitet dhe njohuri lokale në çdo angazhim
Kuptimi
Qëllimi ynë i parë dhe kryesor është të kuptojmë cilat janë nevojat e klientëve tanë. Meqë punojmë në një parim të orientuar drejt rezultateve të klientit, puna jonë bazohet në një metodologji të gjerë hulumtimi që na ndihmon neve dhe klientëve tanë të kuptojmë më mirë nevojat e tyre dhe së bashku të vendosim planin për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të dakorduar.
Ekspertiza
Ne ofrojmë konsulentët më të mirë që zotërojnë fuqishëm njohuritë dhe kualifikimet e nevojshme për të marrë përgjegjësinë në arritjen e objektivave të vendosura dhe për të plotësuar nevojat e klientit dhe për të tejkaluar pritshmëritë e tyre.
Njohuri Lokale & Rajonale
Aktualisht jemi të bazuar vetëm në Prishtinë, Kosovë me një plan për të zgjeruar prezencën tonë në rajon dhe BE. Përmes njohurive tona specifike për vendin dhe demografisë, kemi arritur të dokumentojmë suksese për klientët tanë.
Fleksibiliteti
Përvoja profesionale e APRON Group ka dëshmuar deri tani se përmes fleksibilitetit që kemi ofruar në përdorimin dhe aplikimin e metodologjisë sonë të konsulencës, kemi kursyer jo vetëm kosto por më e rëndësishmja kohë të vlefshme për klientët tanë.
Ekipi Ynë
Ekspertë Profesionistë të Gatshëm për të Ndihmuar
Ekipi Ynë
Ne Jemi një Ekip Profesionistësh
Si një kompani e vogël por energjike, përmes teknologjisë inovative të shekullit 21, efektivitetit, fleksibilitetit dhe qasjes së orientuar drejt zgjidhjeve, ne ofrojmë stabilitet dhe siguri të një kompanie të gjerë.
Ekipet tona dhe ekspertët individualë lehtësojnë procesin e vendimmarrjes për menaxherët dhe udhëheqësit për të bërë përmirësime thelbësore dhe të dëshiruara në performancën e organizatave të tyre.
Ne ju ofrojmë një ekip ekspertësh tërësisht të përgatitur, të gatshëm për të transformuar çdo sfidë në një histori suksesi, ku edhe një krizë bëhet një mundësi e re për triumf të përbashkët.