Skip to main content

Ju përfitoni nga tradita jonë

Shërbime Profesionale për të Çuar Biznesin Tuaj Përpara

Me një pamje të balancuar të zhvillimeve të fundit në terren, dhe qasje nga poshtë-lart, ne përfaqësojmë një traditë në transferimin e njohurive dhe përvojës përmes programeve të dizajnuara për nevojat tuaja.

Menaxhimi dhe Konsulenca APRON është po aq e vjetër sa koncepti ynë i shërbimit dhe si e tillë përfaqëson vlerën tonë kryesore.

  • Hulumtimi dhe Analiza e të Dhënave
  • Zhvillimi i Biznesit
  • Zbatimi i Projekteve
  • Menaxhimi i Ndryshimeve
  • Monitorimi dhe Vlerësimi
Mëso Më Shumë

Pa IT-në e nevojshme jo vetëm të bësh biznes por e gjithë jeta ka ardhur në një fazë të mundësisë së paimagjinueshme.

  • Zhvillimi i Softuerit
  • Sistemet e Menaxhimit të Operacioneve
  • Mbështetje IT dhe Menaxhimi i Performancës
  • Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Uebsajteve
  • Zgjidhje Softuerike E-Commerce
  • Marketingu Dixhital
Mëso Më Shumë

APRON Group është fokusuar në fushat e zhvillimit profesional duke synuar të zgjerojë kurrikulën e trajnimeve për të pasqyruar nevojat e partnerëve tanë.

  • Menaxhimi dhe Lidershipi
  • Zhvillimi dhe Zbatimi i Projekteve
  • Monitorimi dhe Vlerësimi
  • Kompjuterët dhe IT
Mëso Më Shumë

Përkushtim dhe Angazhim për të Plotësuar Nevojat Tuaja

Konsulenca APRON është po aq e vjetër sa koncepti ynë i shërbimit dhe si e tillë përfaqëson vlerën tonë kryesore.

Ndërsa mbetemi të fokusuar në shërbimin e klientëve tanë, ne gjithashtu mbajmë objektivin tonë për të ofruar përfitim real për shoqërinë dhe komunitetin që shërbejmë, lart në listën tonë të prioriteteve. Ne e bëjmë këtë përmes punës sonë e cila bazohet në parimet tona të njohura profesionale, përkushtimin dhe angazhimin për të plotësuar nevojat tuaja përtej pritsjeve.

Pse të Na Zgjidhni

Përparësitë në Punën Me Ne

Kuptimi

Qëllimi ynë i parë dhe kryesor është të kuptojmë cilat janë nevojat e klientëve tanë. Meqë punojmë në një parim të orientuar drejt rezultateve të klientit, puna jonë bazohet në një metodologji të gjerë hulumtimi që na ndihmon neve dhe klientëve tanë të kuptojmë më mirë nevojat e tyre dhe së bashku të vendosim planin për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të dakorduar.

Ekspertiza

Ne ofrojmë konsulentët më të mirë që zotërojnë fuqishëm njohuritë dhe kualifikimet e nevojshme për të marrë përgjegjësinë në arritjen e objektivave të vendosura dhe për të plotësuar nevojat e klientit dhe për të tejkaluar pritshmëritë e tyre.

Njohuri Lokale & Rajonale

Aktualisht jemi të bazuar vetëm në Prishtinë, Kosovë me një plan për të zgjeruar prezencën tonë në rajon dhe BE. Përmes njohurive tona specifike për vendin dhe demografisë, kemi arritur të dokumentojmë suksese për klientët tanë.

Fleksibiliteti

Përvoja profesionale e APRON Group ka dëshmuar deri tani se përmes fleksibilitetit që kemi ofruar në përdorimin dhe aplikimin e metodologjisë sonë të konsulencës, kemi kursyer jo vetëm kosto por më e rëndësishmja kohë të vlefshme për klientët tanë.

Ne jemi partneri për të ardhmen e historive tuaja të suksesshme

Qoftë në biznes apo prodhim, shërbime apo këshillim - ne jemi këtu për t'ju ndihmuar të suksesoni.

Filloni Sot